Elon Musk dhe Grimes janë bërë sërish prindër dhe lajmin e zbuloi këngëtarja gjatë një interviste për “Vanity Fair”.
Ajo tregoi se vajza e tyre erdhi në jetë përmes një nëne surrogate në dhjetor të vitit 2021, disa muaj pasi ajo dhe Musk i kishin dhënë fund marrëdhënies e cila zgjati 3 vite.
Njësoj si emri i vëllait, edhe emri i vajzës është tepër i pazakontë.
Gjatë: Exa Dark Sideræl. Shkurt: Y. Kujtojmë se djali shkurt quhet X.
Musk ka edhe pesë djem të tjerë nga martesa me Justine Wilson: binjakët Griffin dhe Xavier dhe trinjakët Damian, Saxon dhe Kai.
© SYRI.net