Elseid Hysaj i është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme kërcënimeve absurde të tifozëve fashistë të Lacios.
Mbrojtësi shqiptar realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 36-të në miqësoren që skuadra kryeqytetase është duke zhvilluar ndaj skuadrës modeste të Belluno.
Me një gjuajtje precize me të majtën, topi fillimisht u përplas në shtyllë dhe më pas përfundoi në rrjetë! Hysaj realizoi golin e katërt, teksa pjesa e parë përfundoi me rezultatin 7-0 në favor të lacialëve.
Pavarësisht presionit dhe situatës aspak normale, 27-vjeçari shqiptar është treguar një profesionist i vërtetë, duke dhënë maksimumin në fushën e blertë. Hysaj gëzon mbështetjen e plotë të klubit dhe drejtuesve lacialë.
Fax