Në ditën e fundit të përgatitjeve të kombëtares për sfidën me Hungarinë, në konferrencën për shtyp dolën dy lojtarët kuqezi, Sokol Cikalleshi dhe Elseid Hysaj.
Mbrojtësi Hysaj zbuloi gjendjen e ekipit dhe pritshmëritë që ka në kombëtare për këto dy sfida.
Si është situata në kombëtare, a ka presion para këtyre dy sfidave?
Skuadra është e gatshme për këtë ndeshje sepse, siç e kemi parë edhe ndeshjen e kaluar kemi luajtur shumë mirë, kemi biseduar me trajnerin dhe kemi përgatitur në mënyrën më të mirë sfidën me Hungarinë. Besoj që jemi gati”.
Sa i takon mbrojtjes, në Shtator pamë disi që çaluam, çfarë do të bëjmë më mirë?
“Me Poloninë kemi gabuar dhe e pranuam, por tani kemi studjuar Hungarinë sepse nëse nuk fitojmë me ta ndaj Polonisë do të jetë më ndryshe përgatitja. Duhet të shkojmë tani në Hungari që ta fitojmë ndeshjen dhe më pas të mendojmë se si do të përballojmë Poloninë”.
Sa pike do të donit të merrnim në këto ndeshje, Reja tha edhe 4 pikë nuk janë keq?
Me 6 pikë, ne të gjithë lojtarët janë shumë të motivuar për këto ndeshje dhe mendojmë se mund të shkojmë t’I fitojmë të dyja. Besojmë në veten tonë”.
Po kaloni një formë të mirë me Lazion dhe ndaj San Marinos e treguat, çfarë pritet nga ju?
“Shpresoj që të jap maksimumin e të mos bëj gabime, shpresoj të jap ndonjë top për Cikalleshin që të shënojë golin”.
A keni presion për të fituar ndeshjen e parë me Hungarinë?
“Unë besoj që të mos ketë presion, shpresoj që djemtë ta marrin sa më mirë këtë sfidë. Të jenë të përqëndruar dhe të marrin 3 pikë”, përfundoi mbrojtësi shqiptar./Ora News/.