Elseid Hysaj: Të mos përsëritet ndeshja e Beogradit, nuk është një i imazh i bukur për ne

0
5

Në prag të përballjes delikate dhe shumë të rëndësishme mes Shqipërisë dhe Serbisë, mbrojtësi kuqezi Elseid Hysaj ka folur për atmosferën në ekip dhe qasjen që duhet të ketë skuadra në një ndeshje me peshë të veçantë, jo vetëm sportive, por edhe emocionale.

Me përvojën e tij shumëvjeçare në kombëtare dhe në Serie A, Hysaj thekson rëndësinë e vetëkontrollit dhe qetësisë në fushë, duke vënë theksin te motivimi për të fituar përballë një kundërshtari direkt, por pa u ndikuar nga tensionet jashtë futbollit.

Ai thotë se presioni i madh është i pashmangshëm, por duhet përkthyer në kurajë dhe përqendrim maksimal për të kënaqur tifozët dhe për të siguruar një fitore që do të përjetohej si një moment krenarie kombëtare.

Si do ta përjetojmë këtë ndeshje ,duke pasur parasysh edhe marrëdhënien mes dy vendeve, si dhe atë që ka ndodhur në vitin 2014?

Është ndeshje shumë e rëndësishme përballë një kundërshtari direkte. Nuk duhet të ndikojnë te ne futbollistët marrëdhëniet jashtë futbollit, ne duhet të jemi të përqendruar në fushë të jemi të qetë.

Jeni ndër lojtarët me përvojë, do të keni një rol kyç në aspektin psikologjik?

Të gjithë futbollistët e dinë mirë se është e rëndësishme brenda dhe jashtë futbollit, Kam folur me disa lojtarët për ndeshjet që kemi luajtur, u kam thënë të jenë sa më të qetë dhe të jemi sa më të qetë në fushë.

Ndeshje me specifike te veçante, bën mire presioni…

Është presion i madh, por ky presion do të jetë shumë i vlefshëm për ne për të zbritur në fushë me kurajë. Ndeshje e veçantë, por duhet të futemi në fushë me qetësi për të marrë tri pikë.

Duhet t’i lëmë pak ngjyrat nacionaliste dhe politike..

Nuk është një imazh i bukur ndeshja që kemi luajtur në Serbi, Është një ndeshje që e luajmë për kombin tonë, nëse e fitojmë do të jetë krenari e madhe, por duhet të jemi të qetë, të kënaqim tifozët dhe të fitojmë

Si e gjete ekipin dhe si ndiheni në anën fizike apo taktike, si ndiheni personalisht?

Jam mirë, jam rikthyer nga një dëmtim. Të gjithë djemtë janë mirë, ndoshta mund të jemi të lodhur, por i kam parë djemtë janë mirë dhe shumë të motivuar. Duhet ta mendojmë mirë kur të jemi në fushë.

Keni marrë ndonjë udhëzim të veçantë nga trajneri?

Ai na thotë të jemi të qetë, të mos e marrim me presion këtë ndeshje. Serbia është skuadër e fortë, jemi përballur me disa lojtarë të tyre në Serinë A, edhe ata e dinë që jemi të fortë dhe mund t’i mundim.

Sa të e rëndësishme do të jetë kjo ndeshje?

Është ndeshje direkte për ambiciet e të dyja skuadrave, kështu që një fitore do të na jepte avantazh, për të luajtur letrat tona.