Disa ditë pas shkarkimit të Jona Sulit, agjencia e SASPAC do të ketë një tjetër drejtuese. Kryeministri Edi Rama i ka besuar postin e Drejtoreshës së SASPAC, Erdiana Çano. Emërimi i Çanos ka ardhur pas shkarkimit të Sulit muajin e kaluar.
Shkarkimi i saj erdhi vetëm pak kohë pas arrestimit të ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, nga SPAK, në lidhje me dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj (SASPAC).
Para Sulit, kjo detyre është mbajtur nga Ilir Beqaj i cili dha dorëheqjen më 18 nëntor 2023, sapo mësoi se ishte marrë nën hetim nga SPAK për koncesionin e Sterilizimit. Në vitin 2021, ai u emërua në krye të SASPAC nga kryeministri Edi Rama, edhe pse ndaj tij po zhvilloheshin hetime për kontratat koncesionare në shëndetësi.
Pasi ish-ministri i Shëndetësisë u emërua në krye të Agjencisë që monitoron milionat e ndihmës nga Bashkimi Evropian, prokurorët dyshojnë se ai dhe vartësit e tij ngritën një skemë korrupsioni dhe pastrimi parash me fatura fiktive.
Kush është Erdiana Çeno:
Ajo ka mbatjur më herët postin e Drejtoreshës së Përgjithshmë në Agjencinë për Dialog hde Bashkëqeverisje. Prej nëntorit të vitit 2017, ka drejtuar punën për menaxhimin e platformës së bashkëqeverisjes “Me ty për Shqipërinë që duam”, rrjetin e koordinatorëve të bashkëqeverisjes, sistemin elektronik ku monitorohet në kohë reale lëvrimi i shërbimeve publike, si dhe menaxhon Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në Tiranë dhe prezencën e COD-it në rajone.
Eridana vjen në këtë detyrë, pas një eksperience në periudhën korrik 2015 – nëntor 2017 si këshilltare e më pas zv/drejtore në kabinetin e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama. Portofoli i saj përfshinte koordinimin e çështjeve të integrimit evropian, menaxhimin dhe asistencën për mirëfunksionimin e administratës publike, koordinimin me donatorët dhe bashkërendimin e ndihmës së huaj, si dhe menaxhimin e projekteve me rëndësi të veçantë. Ajo ka bashkërenduar punën për procese të rëndësishme si procesi i Berlinit apo ngritja e Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO).
Përpara detyrës në kabinetin e Kryeministrit, ajo ka mbajtur prej shtatorit 2013, detyrën e Drejtores së Kabinetit të Ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Antikorrupsionin. Çano ka punuar në ideimin dhe hartimin e një sërë instrumentash në luftën kundër korrupsionit.
Eridana nisi rrugëtimin e saj profesional në administratën shtetëtore shqiptare pas një karrierë 14 vjeçare në organizatat ndërkombëtare, ku ka punuar kryesisht në menaxhim projektesh, duke mbuluar fusha si lufta kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut dhe mirëqeverisja.
Ajo ka filluar të angazhohet që gjatë viteve të studimeve duke qenë pjesë e anketimeve, hulumtimeve sociologjike dhe exit polls. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1999, nisi të asistonte projekte zhvillimore me organizma si Organizata Ndërkombëtare e Migracionit dhe Banka Botërore. Ajo ka ekspertizë në çështjet e luftës kundër korrupsionit, pasi ka menaxhuar një projekt 3-vjeçar të Këshillit të Evropës në Shqipëri, i cili asistonte qeverinë shqiptare në hartimn dhe zhvillimin e politikave kundër korrupsionit, përgjatë viteve 2004-2006.
Në periudhën 2007-2011 ka shërbyer si Këshilltare pranë institucioneve të reja të Kosovës në kuadër të projektit të përbashkët të UNDP-së dhe Fondacionit SOROS për ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve institucionale. Fillimisht, në vitet 2007-2009, ka punuar si Këshilltare e Drejtorit të Agjencionit Kosovar kundër Korrupsionit, ku ndihmoi në hartimin për herë të parë të dokumentave të politikave kundër korrupsionit të shtetit të ri të Kosovës, Strategjisë Kombëtare kundër Korrupsionit dhe Planit të Veprimit 2009 – 2011, si dhe në fuqizimin e kapaciteteve të Agjencionit duke asistuar në përfaqësimin e tij në organizma rajonale dhe evropiane. Gjatë periudhës 2010 – 2011, Çano ka qenë Këshilltare e Avokatit të Popullit, për çështje të mirëfunksionimit institucional dhe forcimin e zbatimit të të drejtave të njeriut në Kosovë.
Në 2011, Eridana u largua nga pozicioni që mbante tek Avokati i Popullit të Kosovës për të drejtuar në mënyrë të suksesshme projektin shumëdimensional të Këshillit të Evropës në Moldavi, financuar nga Bashkimi Europian, mbi demokracinë, shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut, pavarësinë parlamentare, lirinë e medias dhe fuqizimin e shoqërisë civile.
Në vitin 2012 ajo iu bashkua Fondacionit SOROS në Kosovë për të drejtuar projektin e diplomacisë kulturore në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës, për të ngritur ura bashkëpunimi me 5 shtetet, të cilat nuk e njohin pavarësinë e saj.
Eridana është e diplomuar për sociologji në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Ajo zotëron gjuhën angleze, italiane, franceze dhe spanjolle.