Emigranti shqiptar rrëzohet nga ura në Greqi, dyshimet e para të policisë

0
109

Një 51-vjeçar është rrëzuar nga një urë në zonën e Artës në Greqi.

Mediet greke bëjnë me dije se 51-vjeçari është gjetur poshtë urës nga një kalimtar.

Aktualisht emigranti shqiptar po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Artës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore paraqitet e rënduar.  Në vendngjarje ka mbërritur policia për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.Një nga pistat që po heton policia është ajo e vetëvrasjes, sakaq pritet të dalin informacione të reja për të hedhur dritë mbi rastin./abcnews.al/