Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar shifrat e Eurostat lidhur me emigracioni masiv, në të cilën Shqipëria renditet në vendin e 6 të në botë sa i përketë këtij fenomeni.
Sipas Bashës, Rama për tetë vjet me dështimit e tij ka shkatërruar ekonominë e vendit dhe ka detyruar që të rinjtë të largohen drejt një vendi tjetër të BE për të siguruar një jetesë më të mirë.
Ndër të tjera Kreu demokrat tha se shqiptarët janë të suksesshëm kundo nëpër botë ndaj s’ka arsye që këtë sukses ta gëzojmë edhe në vendin tonë.
Postimi i plotë i Kreut të PD-së Lulzim Basha në Facebook:
“Eurostat e renditi Shqipërinë në vendin e gjashtë në botë për emigracionin masiv. Për 8 vjet me dështimet e tij, Rama e shkatërroi ekonominë dhe i detyroi të rinjtë tanë të ikin. Për shkak të dështimeve të Ramës, situata ekonomike është sot më e keqja në rajon.
Ne shqiptarët jemi të suksesshëm kudo në botë – ndaj nuk ka asnjë arsye pse të mos kemi sukses këtu në vendin tonë! Ka ardhur koha për ndryshim. Ka ardhur koha të largojmë Ramën dhe të sjellim shpresë dhe zhvillim për vendin tonë!”-u shpreh Basha.