Emiratet e Bashkuara Arabe futen në luftë, sulmojnë për herë të parë Iranin/ SHBA dhe Izraeli godasin 5 rafineri nafte

0
54

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sulmuar për herë të parë Iranin, pretendojnë mediat izraelite, sipas të cilave shënjestra ishte një impiant shkripëzimi.

Izraeli mendon se ky sulm është vetëm një sinjal për regjimin iranian, megjithatë, nëse sulmet e Teheranit do të intensifikohen, ekziston një mundësi reale, shtojnë mediat izraelite, që Emiratet t’i bashkohen konfliktit.

Ndërkohë Abu Dhabi ka njoftuar se “mbrojtja ajrore ka zbuluar 17 raketa balistike, prej të cilave 16 janë shkatërruar, ndërsa njëra ka rënë në det.

Nga ana tjetër, agjencia iraniane e lajmeve Mehr News raporton se organi klerikal që do të zgjedhë udhëheqësin e ardhshëm suprem të Iranit ka arritur një konsensus të shumicës, por ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë emërim. Menjëherë, reagoi Izraeli, që paralajmëroi se do të vazhdojë të ndjekë çdo pasardhës të Ali Khameneit, që u vra një javë më parë, kur bombat izraelite goditën kompleksin e tij në Teheran.

Teksa konflikti në Lindjen e Mesme ka hyrë në javën e dytë, raportohen sulme të reja me raketa dhe operacione ushtarake në disa vende të rajonit. Deri këtë të diel në mesditë, SHBA dhe Izraeli kanë goditur pesë rafineri nafte të Iranit. Zjarr dhe shtëllunga të mëdha tymi mbuluan qiellin Iranian në orët e para të mëngjesit, ku katër persona humbën jetën sipas kompanisë së shpërndarjes së naftës. Një burim izraelit tha për Reuters se karburanti përdorej për të prodhuar dhe zhvilluar armë.

Gjatë natës, forcat izraelite kryen edhe një sulm në Bejrut të Libanit. Një ndërtesë e lartë u godit nga një sulm preciz, që sipas autoriteteve izraelite vrau katër persona, mes të cilëve një komandant të Gardës Revolucionare Iraniane.

Ndërsa qeveritë e Arabisë Saudite, Kuvajtit, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Bahrejnit raportuan sulme me dronë iranianë në vendet e tyre të shtunën dhe të dielën në mëngjes, me një zjarr të madh që përfshiu një bllok zyrash qeveritare në Kuvajt.

Sulmet SHBA-Izrael kanë vrarë të paktën 1,332 civilë iranianë dhe kanë plagosur mijëra të tjerë, sipas ambasadorit të Iranit në OKB, Amir Saeid Iravani, ndërsa sulmet iraniane kanë vrarë 10 persona në Izrael.

GEAR Sh.p.k