Emisioni për pak iu kthye në ‘skenë krimi’: Televizori i bie në kokë të ftuarit, moderatori vazhdon krejt normalisht

0
200

I ftuari në një emision sportiv në Kolumbi për pak se nuk mori dëmtime tepër të rënda, teksa një nga televizorët e studios u shkëput dhe i ra mbi kokë.

Ngjarja ndodhi gjatë transmetimit live të një emisioni sportiv në kanalin ESPN në Kolumbi. Teksa ishin live, një ekran gjigant u shkëput prej murit duke rënë mbi kurrizin e njërit prej gazetarëve të ftuar.

Goditja ishte e fortë duke ia përplasur atij kokën në tavolinë, ndërsa moderatori u kap papritur duke mos ditur si të reagojë.

Menjëherë gazetari u dërgua në spital ku po merr shërbimin mjekësor. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

(E.H/Faxweb.al)