Lulzim Toci është 30 vjeçari shqiptar që mbyti gruan e tij 24 vjeçare, Elenora Toçi në shtëpinë e tyre në Caserta të Italisë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në kulmin e nje debati familjar, sipas mediave italiane.
Pas krimit, 30 vjeçari ka shkuar në shtëpinë e kunatës së tij, duke i kërkuar që ta shoqëronte në spital, por gruaja nuk e besoi dhe telefonoi nipat e saj, 4 dhe 6 vjeç.
“Babi vrau mamin” i thanë fëmijët tezes, e cila menjëherë kontaktoi emergjencën. Kur policia mbërriti në vendngjarje, burri po endej pranë shtëpisë dhe më pas u shoqërua në komisariat./abcnews.al