Guzman Gil Raibel Joisquel dhe Daniele De Carli janë dy të huajt që ranë në pranga gjatë një aksioni policor në Tiranë.
Vihet në pranga 1 shtetas nga Venezuela, organizator i rrjetit të prostitucionit, në Tiranë
Vihet në pranga 1 shtetas tjetër i huaj dhe procedohet penalisht një 19-vjeçar, që kishin ardhur në Shqipëri, për të ushtruar prostitucion.
DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “ET-1”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi i shtetasve Guzman Gil Raibel Joisquel, 29 vjeç, dhe Daniele De Carli 31 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. S., 19 vjeç, të tre banues provizorë në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi G. J. shfrytëzonte për prostitucion, dy shtetasit e tjerë, të cilët kishin ardhur nga vende të ndryshme, në Shqipëri, ishin akomoduar në një banesë me qira, në rrugën “Kongresi i Tiranës”, dhe nëpërmjet një faqeje në internet, krijonin kontakte me njerëz të ndryshëm, për të ushtruar prostitucionin, kundrejt pagesave 150-300 euro.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.
Top Channel