EMRAT/ 9 kg heroinë në shtëpinë e 24-vjeçares shqiptare, arrestohet në Selanik e reja bashkë me kunatin, si u dështoi plani

0
69

Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në pranga e policisë greke pasi janë kapur me mbi 9 kg heroinë në Selanik.Policia greke kishte siguruar informacion se shtetasi Erion Kasemi alias Gerald Kasemi 36 vjeç nga Kuçova, mbante dhe magazinonte sasi heroine në banesën e kunatës së tij, shtetases Besjana Mile 24 vjeç, në Selanik.

Ditën e djeshme Kasemi është pikasur teksa dilte nga banesa e 24-vjeçares dhe është ndaluar. Pas pak kohe, nga banesa ka dalë edhe vetë e reja, e cila gjithashtu është ndaluar nga policia.

Është ushtruar kontroll në banesën e saj, ku brenda një fuçie dhe një kutie plastike janë gjetur dhe sekuestruar 18 pako me 9 kg 12 gram heroinë.

Gjatë kontrollit të banesës së Kasemit në rrugën “Monastiriou” nr.81, janë gjetur dhe sekuestruar 2 peshore elektronike dhe 2 ngjitesë për paketim.

Gjatë kontrollit personal të dy të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë. Kontrolli ka zbuluar se Erion Kasemi nuk dispononte dokumentacionin e nevojshëm për të qëndruar në Greqi.