EMRAT/ Asgjësohen mijëra rrënjë kanabisi në Shkodër, tre vëllezër shpallen në kërkim

0
88

Gjatë kontrolleve të zhvilluara në Velipojë janë gjetur dhe më pas janë asgjësuar 24 759 bimë kanabisi.

Policia thotë se ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim tre vëllezër, të dyshuar si autorë të kultivimit të këtyre bimëve. Ata janë Marjan Ndrejaj, Pierin Ndrejaj dhe Luviq Ndrejaj.

Sakaq, janë proceduar në gjendje të lirë, për shpërdorim detyre edhe dy punonjës të OSHEE-së.

Ata dyshohet se nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, e cila është shfrytëzuar për këtë veprimtari të paligjshme./ abcnews.al