EMRAT/ Detaje nga plagosja në Tiranë! Djali xheloz godet me thikë të dashurin e mamasë

0
2

Kanë dalë detaje të reja nga plagosja me thikë në Yzberisht ditën e sotme. mësohet se autori i plagosjes ka qenë djali i gruas me të cilën i plagosuri kishte lidhje sentimentale prej disa kohësh, pasi me babain e djalit ajo ishte divorcuar.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë private në Yzberisht, në momentin që 24-vjeçari Aleksi Peto ka hyrë në oborr dhe i ka parë bashkë.

I riu sapo i ka parë ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur 53-vjeçarin Edi Rrapaj, një herë me thikë në bark. I plagosuri është dërguar menjëherë në spital ku është operuar dhe tashmë ndohet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë i riu është shpallur në kërkim nga policia.

Njoftimi:

Plagosi me mjet prerës një  53-vjeçar pas një konflikti për motive të dobëta, identifikohet autori dhe vijon puna për kapjen e tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Strukturat e DVP Tiranë, pas marrjes së njoftimit se në Yzberisht, është dëmtuar një shtetas me mjet prerës gjatë një konflikti për motive të dobta menjëherë kanë organizuar punën me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit si  dhe dokumentimin e plotë ligjor  të ngjarjes.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta hetimore u bë  identifikimi i autorit, shtetasit A. P., 24 vjeç, banues në Tiranë dhe vijon puna për kapjen e tij.

Ky shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me një mjet prerës shtetasin E. Rr., 53 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vizion plus