Një rrjet prostitucioni që shfrytëzoni vajza të mitura është goditur këtë të mërkurë nga policia.
Për shfrytëzimin e të miturave në pranga ranë Samuel Doku, Kastriot Kullaj, Fabjon Cangu dhe u shpall në kërkim një 22-vjeçar.
Të miturat 15, 16, 17 vjeç qëndronin në hotele të ndryshme ku të arrestuarit u sillnin klientë.
Vajzat ishin larguar nga banesa në qershor, shtator, tetor dhe familjarët nuk kishin denoncuar largimin e tyre.
Sipas informacioneve, vajzat e kishin rast të përsëritur që iknin nga banesa dhe dy prej tyre janë motra
Top Channel