Një sherr mes disa personave ka përfunduar me plagosje me thikë në qytetin e Korçës, ku të dy prej të përfshirëve në konflikt kanë përfunduar me plagë në spital.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë Parkut ku të përfshirë në konflikt kanë qenë dy grupe personash, ndërsa nga informacionet paraprake mësohet se sherri ka nisur për motive banale.
Personat e plagosur që po marrin mjekim në spital janë: Sotiraq Shkurta, Mihal Xhibro ndërsa të shoqëruar në komisariat si autorë të dyshuar janë: Ilir Shuku, Dritan Pine dheGersi Dervishi.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1 të qytetit ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.