EMRAT/ Dy vëllezërit u vranë nga burri i motrës në derë të shtëpisë, tre ditë më parë varrosën babanë

0
2

Një ngjarje e rëndë tronditi Malishevën ditën e sotme. Dy vëllezër, Driton Morina dhe Naim Morina u vranë me armë zjarri para derës së shtëpisë së tyre. Autori i dyshuar është bashkëshorti i motrës së viktimave (dhëndri i tyre), i identifikuar si Astrit Isufi i cili është në arrati.

Sipas mediave në Kosovë, babai i viktimave kishte ndërruar jetë tre ditë më parë dhe motra ndodhej në shtëpinë e prindërve për të pritur njerëz që vinin për ngushëllim.

Isufi kishte shkuar për të marrë bashkëshorten. Por, pasi është larguar disa metra nga oborri, është kthyer përsëri dhe ka shtënë me armë zjarri ndaj dy vëllezërve që qëndronin para derës së shtëpisë.

Të dy kanë ndërruar jetë në vend.

“Familja ende ishte duke pritur njerëz për ngushëllim. Ai u kthye dhe i vrau para syve tanë. Edhe babën e kishim varros para pak ditësh,” tha një i afërm i familjes.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes./vizionplus.tv