EMRAT/ Dyshohet se ‘grabitën’ fondet publike për punë fiktive, kush janë zyrtarët e Bashkisë së Tiranës të hetuar nga Prokuroria

0
2

Prokuroria e Tiranës ka vendosur masa sigurie për pesë zyrtarë të Bashkisë Tiranë dhe tre përfaqësues të kompanive private, pas hetimeve për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.Bëhet fjalë për Aurel Cuko -Drejtor i Përgjithshëm i emergjencave civile, Bashkia Tiranë

Elehana Guce-Përgjegjëse e sektorit te kompensimit nga fatkeqësive natyrore

Rexhina Rakipi-specialiste IMT

Sokol Qehahaj -Specialist IMT

Aleksandra Mahmutllari -Mbikëqyrëse Punimesh

Shyqyri Maloku-Subjekt privat

Fatmir Firi-Subjekt privat

Hetimi zbuloi se disa përfaqësues të kompanive private, të kontraktuar për punimet, paraqitën punime fiktive dhe dokumente të rreme, duke shkaktuar dëm financiar për buxhetin e Bashkisë.

Po ashtu, disa punonjës të IMT-së nuk verifikuan në terren gjendjen reale të objekteve, por bazuan preventivat vetëm në dokumente ekzistuese.