Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se furnizonin me lëndë narkotike kokainë disa rrjete shpërndarëish.
Në kuadër të operacionit të koduar “Three stars”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve është bërë i mundur ndalimi i tre personave përkatësisht 27, 30 dhe 24 vjeç, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, furnizonin me lëndë narkotike kokainë, disa rrjete shpërndarësish.
Sipas policisë mësohet se ndalimi i tyre është bërë pasi në rrugën “Vangjush Furrxhi”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin me drejtues shtetasin Genis Mustafa 27 vjeç dhe pasagjerë shtetasit Andrea Dema 24 dhe Robert Domi, 30 vjeç, ku pas kontrollit në makinë është gjetur një pako me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, me peshë 1 kg e 52 gramë.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas disa rrjete shpërndarësish, në rrugën “Myslym Shyri”, në Rrugën e Durrësit dhe në zonën e 21-Dhjetorit.
Në cilësinë e provës material është sekuestruar 1 kg e 52 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 4 aparate celulare, 1400 euro dhe 78 900 lekë.
Materialet proceduale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al