EMRAT/ Kanosën dhe kërcënuan për shkak të detyrës këshilltarin e PSD gjatë takimit të bashkisë Elbasan, procedohen dy persona

0
270

Policia e Elbasanit referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Emanuel  Abdiaj 22 vjeç dhe Alesandro Abdiaj 35 vjeç, pasi në lagjen “28 Nëntori”, gjatë një takimi të organizuar nga bashkia, kanë prishur qetësinë publike dhe kanë kanosur me fjalë përfaqësuesin e PSD në këshillin bashkiak Elbasan z.Erion Murataj.
Antari i këshillit bashkiak të PSD Erion Murataj ka qenë duke marrë pjesë në mbledhjen e organizuar nga Bashkia Elbasan në kuadër të Buxhetimit me pjesëmarrje në momentin që shtetasit Alesandro Abdiaj dhe Emanuel Abdiaj janë futur në sallë dhe e kanë kanosur.
Murataj ka njoftuar policinë e Elbasanit në lidhje me kërcënimet e vazhdueshme nga këta dy persona dhe uniformat blu të vëna në dijeni për kallzimin e bërë më parë nga Murataj kundrejtë këtyre dy personave i ka shoqëruar për në komisariat.
Alesandro Abdiaj është punjonjës i ndërmarrjes së ASHPRU subjek i cili është duke u hetuar nga Komisioni I Përkohshëm Hetimor i ngritur nga Këshilli bashkiak Elbasan dhe që drejtohet nga Erion Murataj për të hetuar vdekjen e punonjësit të ASHPR Eduart Balliu.

Gjatë muajit Shtator, Erion Murataj depozitoi një kallëzim në policinë e Elbasanit pasi këta dy shtetas e kanosën dhe e kërcënuan përpara ambienteve të policisë për shkak të detyrës si kryetar I komisionit hetimor që Murataj mban.

Të dy këta persona Alesandro dhe Emanuel Abdiaj ka shfrytëzuar edhe rrjetet sociale për ta kërcënuar Muratajn që të heqi dorë nga hetimi për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të Prillit që i mori jetën punonjësit Eduard Balliu.

Alesandro Abdiaj