EMRAT/Kokainë dhe euro në banesë, 2 të arrestuar në Korçë

0
487

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës pasi janë kapur me mbi 100 gr drogë e llojit kokainë në makinë.

Në kuadër të operacionit të koduar Epilog është bërë i mundur arrestimi i shtetasve Elton Adili 41 vjeç dhe Andi Duka 44 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e marrë në përdorim nga shtetasi E. A., në të cilën ndodhej edhe shtetasi A. D., u gjet 90.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 120.2 gram prokusor (përzierës) dhe 1 peshore elektronike.

Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit E. A., si edhe në mjetin e tij tip “Volkswagen Golf”, iu gjetën pesë doza me peshë 1.4 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë.