Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë-Laç, ku kanë mbetur të plagosur katër të rinj. Burime për Abc bëjnë me dije se të plagosur kanë mbetur Marinela Gjergji 28-vjeç, Daniel Gjergji 24-vjeç, Fatjon Gjura 30-vjeç dhe Marjan Marku
Katër të rinjtë janë dërguar në spitalin e Lezhës, ndërkohë që njëri prej tyre ka qenë në gjendje më të rëndë dhe është dërguar me urgjencë në Tiranë.