EMRAT/ Lëvizje në policinë e shtetit, Ilir Proda ‘shkartis’ shefat e komisariateve në Tiranë

0
2

Lëvizje në policinë e shtetit këtë të premte, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ilir Porda.

bëjnë me dije se Idriz Daulle, nga zëvendës drejtor i rendit në DVP Tiranë emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 5, Tiranë.

Ndërkohë Besmir Qebini nga Shef Komisariati i Policisë nr 5 emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Kukës.

Bekim Lika, nga Shef i Komisariatit të Policisë Kukës, emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Shkodër.

Ermal Kenaçi emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 2, Tiranë.

Feliks Hoda emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, Tiranë.

Ervis Gjoshi, nga Shef i Komisariatit të Policisë nr. 4, emërohet Zëvendësdrejtor për Rendin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Robert Losha emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 7, Tiranë.

Elton Shahini emërohet Shef i Komisariatit të Policisë nr. 1, Tiranë.