Lumenjtë e drogës që u nisën nga Shqipëria dhe mbërritën në sheshet e Italisë kanë nxjerrë më në fund para gjykatës përgjegjësit. 29 të akuzuar kanë dalë para gjykatës mëngjesin e djeshëm për seancën paraprake.
Operacioni i drogës, i quajtur “Miku im” ,daton në maj 2019 kur karabinierët arrestuan një seri të akuzuarish. Në këtë aksion u kapen 5 kg drogë që nëse do shitej do kapte shifrën e 200 mijë eurove.
Nga të akuzuar me shërbim prove u lanë: Gianluca Arduini, Sara Frasca, Giulio Giorgettini, Mattia Nobili, Simone Minicelli dhe Sonia Patrizia Silvia Rotella.
Detyrim paraqitej u vendos edhe për Maria Teresa Bauco dhe Antonio Di Silvio. Ndërkohë është lënë i lirë Adriano Battista i cili doli nga hetimet.
Të dënuarit janë:
Roberto Ciotoli, një vit e gjashtë muaj,
Olsjon Koka për 3 vjet;
Francesco Marcoccia tre vjet;
Stefano Marini një vit e gjashtë muaj;
Mariannina Micera dhjetë muaj;
Davide Mulazzi 8 muaj;
Mariano Tiberia një vit e gjashtë muaj
dhe
Loris Iannoni një vit e gjashtë muaj.
Për procedurën e shkurtuar, prokurori Samuel Amari kërkoi:
tre vjet për Giovanni De Luca;
një vit e gjashtë muaj për Gessica Blasi;
për Artan Çelën kërkoi tre vjet e 9 muaj;
Pino Cupido një vit e gjashtë muaj;
Romina Di Silvio dy vjet e 10 muaj;
Lidion Haxhiu një vit e gjashtë muaj;
Luca Pinto një vit e gjashtë muaj;
Ivan Tempesta dy vjet e 10 muaj.
/abcnews.al/