EMRAT/ Nga klani “Duka” te Endrit Dokle e ish-deputeti Ndoka, kush janë të “piketuarit” e aksionit me urdhër të SPAK

0
92

ABC News ka zbuluar disa prej emrave, të cilët kanë qenë në fokus të aksioni kombëtar, të ndërmarrë këtë të premte nga Policia e Shtetit, RENEA, Operacionalja dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Gazetari i ABC News, Ermal Vija, thotë se në listë spikatin “klani Duka”, përkatësisht vëllezërit Erlis dhe Leonard Duka, vëllezërit Durim dhe Valter Bami, Endrit Dokle, Plaurent Dervishaj dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste Arben Ndoka.

Urdhër arreste të lëshuar nga SPAK: 

  1. Leonard Duka
  2. Erlis Duka
  3. Fatmir Hyseni alias Doçja
  4. Arben Ndoka
  5. Xhevi Ndoka
  6. Albert Zaja
  7. Valter Bami
  8. Durim Bami
  9. Astrit Avdylaj
  10. Plaurent Dervishaj
  11. Endrit Dokle