EMRAT/ Të dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ekstradohen nga Roma drejt Shqipërisë 4 persona

0
2

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet strukturave homologe të INTERPOL-it, në Tiranë, në Romë dhe në Athinë, u finalizuan procedurat për ekstradimin e 4 shtetasve, të cilët dy prej tyre janë identifikuar si Altin Merdani dhe Fatmir Isollari.
Këto shtetas janë dënuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Njoftim i Policisë:

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet strukturave homologe të INTERPOL-it, në Tiranë, në Romë dhe në Athinë, u finalizuan procedurat për ekstradimin e 4 shtetasve. Konkretisht:

1.U ekstradua nga Greqia në Shqipëri, shtetasi Altin Merdani, 46 vjeç, pasi Gjykata e Gjirokastrës, në vitin 2017, e ka dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, sepse në vitin 2015, në bashkëpunim me shtetasit P. Sh. dhe G. I., transportoi në fshatin Frashër, Përmet, rreth 100 kg Cannabis. Gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale, në drejtim të 3 shtetasve u qëllua me armë. Nga të shtënat u dëmtua shtetasi G. I.. Nga dënimi, 46-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e gjysmë burgim;

 

 

2.U ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi Fatmir Isollari, 58 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e Firences e ka dënuar me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndës narkotike Kokainë, kryer në kuadrin e organizatës kriminale;

3.U ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi Xh. H., 30 vjeç, pasi Gjykata e Romës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në komplot kriminal dhe zhvatje në rrethana rënduese;

4.U ekstradua nga Shqipëria në Itali, shtetasi A. A., 27 vjeç, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

(BalkanWeb)