Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Mamurrasit ku pas disa të shtënash me armë raportohet për dy punonjës policie dhe një qytetar kanë mbetur të plagosur.
Sipas gazetarit të Ora News Elvis Hila, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti të çastit
Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj, janë punonjësit e Patrullës së Policisë që kanë mbetur të plagosur, ndërsa qytetari është identifikuar si Nikoll Vorfi, raporton Ora News.
Burime për Ora News shprehen se, policët kanë marrë plagë në këmbë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Pritet njoftimi zyrtar i policisë për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarjeje.