EMRAT/ Të shumëkërkuar për përfshirje në organizata kriminale! Sot ekstradohen nga Dubai 3 persona

0
2

Tre shtetas shqiptarë, të akuzuar për përfshirje në grupe kriminale dhe përkrahje të personave të shpallur në kërkim, pritet të ekstradohen sot nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Shqipërisë.

Ado Xhika (alias Ado Cërriku/Elkier Cërriku), Ervis Daka dhe Maksim Koçi akuzohen nga Gjykata e Posaçme për vepra të rënda, përfshirë planifikim vrasjesh dhe sigurim të mjeteve për krime.

Policia e Shtetit njoftoi se ekstradimi u mundësua falë bashkëpunimit të ngushtë me autoritetet e Dubait.

Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, akuzohet nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;

 

Ervis Daka, akuzohet nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;

 

Maksim Koçi, i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

  1. Xh. alias A. C. alias E. C., i akuzuar nga GjKKO-ja, se në kuadër të organizatës kriminale, ka përkrahur një shtetas të shumëkërkuar;
  2. D., i akuzuar nga GjKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që ka planifikuar vrasje dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar;
  3. K., i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe sigurim të mjeteve për të kryer vrasje, të kryera në kuadër të organizatës kriminale, si dhe si përkrahës i një shtetasi të shumëkërkuar.

Në lidhje me orën e mbërritjes, do të ketë një njoftim tjetër.