Dy persona janë në pranga me urdhër të prokurorisë së Tiranës, pasi akuzohen se përmes mashtrimit kanë transferuar rreth 11 milionë euro në Shqipëri nga kompani guaskë jashtë vendit.
Sipas prokurorisë, të arrestuarit Darin Gezdari e Arlinda Marku gjatë dy viteve, transferuan në Shqipëri 11 milionë euro nga Qipro, Malta e Gjibraltari.
Në këtë aktivitet kriminal, ata dyshohet se janë ndihmuar edhe nga persona të tjerë dhe po punohet për identifikimin e tyre.