EMRAT/ Tronditet Korça, ish-burri lyen me benzinë 31-vjeçaren dhe i vë flakën! E reja transportohet në spital

0
75

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të shtunë Korçën, teksa ish-bashkëshorti ka lyer me benzinë ish-gruan dhe i ka vendosur flakën.

Bledar Trëndafili ka shkuar pranë banesës me qira që jetonte ish-gruaja e tij Melisa, dhe ka kryer aktin e rëndë.

gruaja 31 vjeçare është dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën mjekësore nga mjekët, ndërsa policia është në kërkim të autorit pasi ai është larguar nga banesa.

Mësohet nga burime paraprake, se çifti janë në proces divorci.