EMRI/ 19-vjeçari humb jetën pasi u përplas nga makina

0
107

Aksident në Salento të Italisë. Një i ri 19-vjeçar ka humbur jetën në provincën e Leçes, gjatë natës, pas një përplasje mes skuterit të tij dhe një makine.

Viktima është Francesco Caragiuli, 19 vjeç nga Leverano. Ai po udhëtonte me shalën e skuterit të tij, e për shkaqe që nuk dihen ende u përplas kokë më kokë me një makinë të drejtuar nga një i ri 22-vjeçar, ende i paidentifikuar.

Si pasojë e goditjes, i riu italian përfundoi në asfalt duke ndërruar jetë në vend. Caragiuli vdiq menjëherë, ndërsa drejtuesi i makinës u transferua në spital, ku edhe po merr ndihmën e parë mjekësore. bari.repubblica.it