Një 47-vjeçar në Durës ka pëfunduar në prangat e policisë pasi është akuzuar se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.
Gëzim Aleksi, banues në Xhavzotaj, Shijak, është arrestuar pasi një 17-vjeçare ka kallzuar se ky person e ka ngacmuar seksualisht.
Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e këtij kallëzimi.
Njoftimi i Policisë:
Durrës/
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 47 vjeç, banues në Xhavzotaj, Shijak, pasi ka kallëzuar një 17-vjeçare se ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e këtij kallëzimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.