Një adoleshent shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike, pasi u kap në një ‘shtëpie bari’ në në Staffordshire të Veriut. Policia zbuloi 188 bimë kanabisi pasi u fut me forcë brenda një prone në High Street, në Talke. Gjykata e Stoke-on-Trent Crown mësoi se shqiptari Geraldo Meta kishte hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar gjashtë muaj më parë dhe kishte qenë i pastrehë. Por dy ditë para arrestimit, Meta tha se i ishte ofruar një strehim në këmbim të punës për tu paguar me 190 paund. Tashmë 19-vjeçari do të vuaj dënimin me 9 muaj burg. Prokurori Andrew Wallace tha se policia u thirr në pronë më 20 dhjetor dhe i pandehuri u kap ‘mat’ teksa ishte shtrirë.
“Policia u thirr për të raportuar një rast të një shtëpie bari. Pasi u futën me forcë brenda, ata gjetën të pandehurin të fshehur nën një jorgan. Brenda pronës kishte një numër mjaft të madh bimësh në faza të ndryshme të rritjes. Bimët u gjetën brenda garazhit. Në katin e sipërm u gjetën 68 bimë. Po ashtu dhe në papafingo, u konstatuan gjurmë të rritjes së bimëve narkotike. Ato në garazh ishin në gjendje të prodhonin nga tre deri në një të tretën dhe 10 kilogramë kanabis. Një sasi e konsiderueshme me një vlerë nga 12,000 deri në 40,000 £, në varësi të sasive të shitura,” tha Wallace.
Meta, pa adresë fikse, u deklarua fajtor për prodhimin e një droge të klasit B, ndërsa rezultonte i padënuar më parë. Peter McCartney, tha se Meta ishte i ri dhe ‘shumë naiv’.
“Ai u soll në Stoke-on-Trent me idenë se do të bënte një kopsht në atë pronë. 19-vjeçari mbërriti me gomone në Britaninë e Madhe, ndërsa u shpreh se babai i tij ishte i sëmurë dhe për këtë arsyeje kishte emigruar për të shlyer borxhet. Familja e tij nuk mund të paguante dhe ai kishte frikë se mos e rrihnin ose më keq, kështu që u largua. Në Shqipëri ai jetonte me motrën, mamin dhe babin, ndërsa ishte kamarier para se të largohej nga vendi i tij,” pohoi McCartney.