EMRI/ Aksident i rëndë në Itali, ndërron jetë 20 vjeçari shqiptar

0
1911

Një tjetër shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali. Sipas mediave italiane, aksidenti fatal ka ndodhur në rrugën që lidh Noicattaro me Rutigliano, Bari. Makina me të cilën udhëtonte 20 vjeçari Griseld Topi u përplas me një kamion duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit. Kjo ngjarje vjen vetëm pak orë pasi një tjetër i ri shqiptar ndërropi jetë në Itali në një aksident. Admir Hoti me origjinë nga Kosova humbi kontrollin e mjetit Fiat Grande Punto duke u përplasur me një Chevrolet. I plagosur mbeti i ati. /abcnews.al