
Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Rrilës. Mësohet se Ardjan Stafa nga Tirana dyshohet se ka pësuar infarkt dhe si pasojë furgoni ka dalë nga rruga dhe shoferi ka humbur jetën .
Ndërkohë, pasagjerët që ndodheshin në automjet, nuk kanë marrë lëndime.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi A. S., rreth 50 vjeç, teksa drejtonte automjetin, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak. Si pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe 50-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit./abcnews.al
