EMRI/ Aksident në Belsh, automjeti përplaset me motorin, përfundon në spital drejtuesi

0
2

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Kajan të bashkisë Belsh. Mësohet se një automjet ka përplasur një motor me drejtues Arben Shehun, banues në fshatin Kajan.

Pas aksidentit, drejtuesi i motorit është transportuar me ambulancë në drejtim të Elbasanit pasi ka pësuar plagë të shumta nga aksidenti.Gjithashtu bëhet me dije se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën.