EMRI/ Aksident në Itali, humb jetën i riu shqiptar

0
84

Një 21-vjeçar shqiptar në Itali ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, shkruan Rai News.

Ani Gjergji është përplasur me makinë në zonën Chions in via Cesena. Dyshohet se i riu humbi kontrollin e makinës dhe për shkak të shpejtësisë së madhe me të cilën po lëvizte, ai ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një urë të vogël betoni.

Nga përplasja, makina ka shpërthyer në flakë dhe është shkrumbuar totalisht./abcnews.al