Një turist finlandez ka humbur jetën mëngjesin e së premtes në Rodos të Greqisë, pasi është përplasur për vdekje nga automjeti që drejtohej nga një shqiptar.
Automjeti tip “Peugeot” i drejtuar nga Banush Aliaj, 34 vjeç, lindur në Berat e banues në Rodos, teksa qarkullonte në aksin Rodos-Kallithea, ka goditur shtetasin finlandez Juha Markuu Antero Toivonen, 47 vjeç.
Aksidenti ka ndodhur gjatë përpjekjes së viktimës për të kaluar vertikalisht rrethin Rodos-Kallitheas, nga një pikë ku nuk ka vendkalim për këmbësorët.
47 vjeçari është transportuar me autoambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Rodos, ku është konstatuar vdekja e tij./abcnews.al