EMRI/ Arsenal armësh në Vlorë, arrestohet një person

0
123

Një person është arrestuar në fshatin Babicë të Vlorës. Luçiano Derraj u vu në pranga pasi posedonte një arsenal armësh.

Në një deklaratë për shtyp, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë deklaroi se armët do t’i nënshtrohen ekspertizës.

Dyshohet se armë do të përdoreshin në ngjarje kriminale në Vlorë.

“Posedonte arsenal armësh, anëtar i një grupi krimnal në qytetin e Vlorës. U bë sekeustrimi i një armatimi, armë zjarr snajper, pjesë përbërëse armë luftarake, armë zjarri kalibër 10 mm, armë pistoletë me ngjyrë bronzi, 7 kallëp lëndë eksplozivi, dylbi, aksesorë plotësues, sasi e madhe fishekësh, 45 krehra automatiku. Një sasi shumë e madhe municioni, aparate celularë, radio marrëse, antenë. I referohemi dy ngjarje kriminale, armët do t’i nënshtrohet ekspertizës. Do t’i nënshtrohen të gjitha provave. Janë të dyshuar për një ngjarje kriminale në Vlorë”, theksoi kreu i policisë së Vlorës, Ermal Muçaj./abcnews.al