Reparti Special “RENEA”, në bashkëpunim me Policinë e Shkodër arrestuan Shkëlzen Xhenje, i konsideruar si person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore.
Ai është shpallur në kërkim nga SPAK në dosjen “Metamorfoza”. Sakaq, Xheje konsiderohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos. Ky i fundit është mik i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur prej verës së vitit të shkuar.
Sipas policisë, 32-vjeçari rezulton i përfshirë në veprimtari kriminale pasi në vitin 2021 ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy personave në Shkodër. Po ashtu ai ka futur sende të palejuar në Burgun e Shënkollit në Lezhë.
Në Janar të 2024, rreth 50 forca të policisë së Shkodrës, FNSH por edhe një grup i RENEA zhvilluan një kontroll të befasishëm në fshatin Grude të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”. Ky aksion masiv nuk u finalizua sipas objektivit, ndërsa vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e mikut të Ervis Martinajt./ n.m.abcnews.al