EMRI/ Dorëhiqet nga dosja e vrasjes së Pjerin Xhuvanit një nga prokurorët e Elbasanit

0
139

Është dorëhequr nga dosja e vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani në Elbasan një nga prokurorët e çështjes.

Mësohet se prokurori Platin Aliçka ka dhënë dorëheqjen nga dosja e vrasjes së mjekut Pjerin Xhuvani në 21 prill të vitit 2021, vetëm 4 ditë para zgjedhjeve elektorale.

arsyet e dorëheqjes nga dosja e prokurorit Aliçka, vijnë për arsye shëndetësore.

Dorëheqja e Aliçkës vjen pas përfundimit të hetimeve, ku tashmë çështja është në gjykim në Gjykatën e Elbasanit.

Kujtojmë që për vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani akuzohet ish-oficeri Arbër Papleka, i cili gjatë fushatës elektorale ishte pjesë e “Strukturës së Mbrojtjes së Votës” të ngritur nga PD.

Gjatë përplasjes me armë në qendër të Elbasanit mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani si dhe tre persona të tjerë u plagosën, mes tyre dy punonjës policie.

Ndërkohë një ditë më parë Arbër Papleka i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit ka treguar versionin e tij të ngjarjes së një viti më parë, ndërsa ka bërë dhe deklarata prekëse./abc