EMRI/ Drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe u përfshi në aksident, pranga policit në Korçë

0
100

Arrestohet punonjësi i policisë, i cili u përfshi në një aksident me dëme materiale pasditen e djeshme në Vloçisht të Maliqit.

Ka

qenë Agjencia e Mbikqyrjes Policore që ka arrestuar policin 55 vjeçar, Dritan Qylafi, i cili sipas informacioneve ka qenë në gjendje të dehur dhe pa lejë drejtimi.

 

Mbi të rëndon akuza e veprës penale “drejtim i mjetit në gjendje të parregullt”. Punonjësi i policisë në sektorin e rendit në komisariatin e Korçës ka qenë jashtë shërbimit.