EMRI/ E godet me thikë, 44-vjeçarja vret vjehrrën në Maqellarë

0
251

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Maqellarë të Dibrës.

44-vjeçarja Miranda Markja ka goditur me thikë vjehrrën e saj, 74-vjeçaren N.M e cila ka gjetur menjëherë vdekjen.

Autorja e krimit është arrestuar nga policia, ndërsa dyshohet se shkak për krimin është bërë një konflikt banal i momentit.

Sipas informacioneve, nusja e ka mbajtur krimin e fshehtë për rreth 6 orë, ndërsa ka qenë bashkëshorti i saj ai që i ka telefonuar policisë.

Njoftimi i Policisë:

Njoftimi: 

Goditi me mjet prerës ( thikë), vjehrrën e saj duke i shkaktuar vdekjen,  arrestohet në flagrancë nga policia  44 vjeçarja.

Nga specialistët për hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases:

M. M., 44 vjeçe, banuese në fshatin Burrim, Maqellarë, pasi në orët e mbrëmjes datë 11.04.2021, në banesën e saj dyshohet se për motive të dobëta,  ka goditur me mjet prerës (thikë) vjehrrën e saj, shtetasen  N. M., 74 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë  menjëherë.

Grupi hetimor në vendngjarje ka  sekuestruar në cilësinë e provës materiale  mjetin prerës që dyshohet  se është përdorur nga autorja e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.