EMRI/ E rëndë, përplaset me pemën, humb jetën tragjikisht 18-vjeçarja shqiptare në Itali

0
276

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Castelmassa Itali, ku një 18-vjerccare shqiptare ka humbur jetën në një aksident tragjik.

Sipas mediave italiane Bianca Papushallaj, 18-vjeçe me origjinë shqiptare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së mjetit të saj me një pemë.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë vonë në Torretta di Legnago, në zonën e Veronese ku si pasojë Papushallaj humbi jetën në vend ndërkohë që ka mbetur e plagosur dhe mikesha e saj.

Sipas informacioneve fillestare, dy të rejat ishin nisur drejt Legnago-s, përgjatë rrugës provinciale 46, në një zonë fshati. Papritur, rreth orës 21, mjeti devijon nga rruga dhe makina përplaset me një pemë. Aktualisht, nuk ka asnjë provë për kontakt me automjete të tjera.

Bianca vdiq menjëherë, ndërsa shoqja e saj, me inicialet M.C, ndodhet në gjendje të rëndë dhe u dërgua në spitalin e Veronës.

Bianca ishte nxënëse e shkollës së mesme artistike Munari në Castelmassa. Ajo së fundmi kishte filluar të punonte në fshat si barmene në “Nero Café” në Castelmassa, një vend shumë i njohur nga të rinjtë. Familja e saj me origjinë shqiptare është e njohur dhe e respektuar në vend. Ajo la babanë e saj Rudin, i njohur si futbollist i ekipit të futbollit Amatori Castelmassa, nënën e saj Eva dhe vëllain e saj Joi.