Grabitet banesa e ish kreut të Tatimeve në Elbasan, Hyqmet Lleshi.
Policia informon se autorët ende pas dy ditësh nuk janë identifikuar teksa kanë marrë një sasi të konsiderueshme parash në paund.
Banesa është e 34-vjeçar A.Ll, por në momentin e vjedhjes nuk ka pasur asnjë person brenda në të.
POLICIA: “Në fshatin Shirgjan, Elbasan, në datën 31.10.2020, gjatë natës, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A. Ll., 34 vjeç, ku autorët ende të paidentifikuar kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme në paund.
Në momentin që ka ndodhur vjedhja nuk ka pasur asnjë person në banesë”.
Banesa kishte edhe sistem alarmi, por edhe pse sinjali i alarmit ka rënë, kompania që e kishte nën mbikqyrje objektin nuk ka reaguar në kohë, çka ka sjellë edhe ngritjen e dyshimeve nga familjarët.
