EMRI/ I akuzuar dhe në kërkim për vrasjen e një personi, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

0
38

Një 21-vjeçar është arrestuar në Shkodër, pasi ishte shpallur në kërkim për vrasjen e një personi në fshatin Hot i Ri, rreth 1 vit më parë.

Luçian Mehilli u vu në pranga në kuadër të megapoeracionit policor të koduar “Sundimi i ligjit”.

Për të, Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

21-vjeçari akuzohet se në bashkëpunim me 2 vëllezërit e tij, të vënë në pranga nga Policia, ka vrarë një 33-vjeçar.

Deri tani, për këtë rast, Policia ka vënë në pranga 4 shtetas dhe vijon punën për ndalimin e shtetasit të fundit të shpallur në kërkim./abcnews.al