Emri/ I akuzuar për vrasje nga Spanja! Kapet në Durrës 49-vjeçari, pjesë e një grupi kriminal

0
50

Një 49-vjeçar, i akuzuar për vrasje nga autoritetet spanjolle, u vu në pranga në Durrës këtë fundjavë

Gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, Armando Masha u kap në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal.

Masha pritet të ekstradohet drejt Spanjës.

 

Top Channel