Shtetasi Agron Osmanllari alias Osmani alias Meka, 57 vjeç, është arrestuar këtë të premte në Korçë, pasi në maj tè vitit 2018, plagosi me pistoletë në Bilisht Erion Çollakun.
Në vitin 2019, Gjykata e Apelit e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri një person.
Shtetasi Agron Osmanllari alias Osmani alias Meka do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.