Një 33 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim. Roland Lamuça ishte dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim për vepra penale në fushën e narkotikëve.
33 vjeçari u lokalizua dhe u vu në pranga në Sharrë. Në vitin 2022, ky shtetas është kapur në Sharrë, nga shërbimet e policisë me doza kokaine si dhe ka kultivuar kanabis, po në këtë zonë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al