EMRI/ I dënuar për vrasje, arrestohet 43-vjeçari

0
2

Finalizohet operacioni policor i koduar “END”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër personit.

Nga aksioni është arrestuar 43-vjeçari Klement Zguro (Kaçolli), i cili rezulton i dënuar me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

“Në vijim të punës për lokalizimin e vendndodhjes dhe kapjen e personave në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë bërë lokalizimin e vendndodhjes së një personi të shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje. Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “END”, si rezultat i të cilit u bë kapja, në rrugën “Mikel Maruli”, e shtetasit në kërkim Klement Zguro (Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia.

Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim.

43-vjeçari iu dorëzua DVP Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.